Mbledhja e përbashkët e dy qeverive sot në Pejë i ka kushtuar jo pak taksapaguesve të Shqipërisë dhe Kosovës.
REL raporton se të gjitha aktivitetet do të kushtojnë rreth 128 mijë euro, një shifer jo e vogël kjo nëse marrim në konsideratë buxhetin e Shqipërisë dhe Kosovës.
E gjithë kjo shumë u shpenzuar për t’i mundësuar Ramës dhe Haradinajt që të bëjnë shoë mbi flamurin kombëtar duke lëshuar ultimatume boshe ndaj BE-së dhe sidomos Serbisë.
Se sa serioze është qeveria shqiptare ndaj Serbisë e tregon edhe qendrimi i ministrit të Financave Arben Ahmetaj, i cili ishte i pari që kundërshtoi vendosjen e tarifave 100% ndaj mallrave serbe. /Albeu
Diskutime rreth kësaj post