Këngëtarja shqiptare Enisa është aksidentuar me makinë dhe ka rrezikuar jetën nga përplasja.
Enisa ka ndarë pamje të aksidentit ku shihet makina e përplasur dhe vetë ajo në gjendje jo të mirë pas aksidentit.
“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh.”
Postova 2 fotot që bëri kushëriri im, në njërën jam unë që as nuk e dija se e kishte bërë foton. Po e postoj që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi u shkatërrua. Nuk kam foto në ambulancë, ku isha e pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë as armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë.”– ka shkruar Enisa.
Diskutime rreth kësaj post