Debati mes Efit dhe Kiarës, u rikthye sërish në vëmendje mëngjesin e sotëm. Luizi i tha Qetsorit se Efi po del keq me këtë sjellje dhe shtoi se ajo nuk kishte pse e hapte një debat të lënë përgjysmë jashtë, brenda në shtëpi.
Ai i tha Qetsorit se Efi nuk kishte pse ta hapte atë debat, ndërsa shtoi se në shtëpi, ka tema e debate të tjera plot, që mund të krijosh situata.
Luizi u shpreh se e kishte dëgjuar Efin duke përdor fjalor banal dhe se i kishte thënë asaj se kjo nuk është mënyra e duhur për të komunikuar.
Sipas Luizit, debati që krijoi Efi ishte thjesht presion. Luizi konfirmoi fjalën që tha Kiara, që ai është afruar me Efin, vetëm falë saj. Ai po i shpejgonte Qetsorit se si nisi afrimiteti mes tij, Efit e Ronaldos.
Sipas Luizit, ditët e para, Kiara bisedonte në shtrat me Efin dhe Ronaldon dhe se ata fitonin edhe atë për tu bërë pjesë e bisedës.
Luizi shtoi se ai kishte interes për të njohur Kiarën dhe se aty lindi afrimiteti me Efin e Ronaldon.
Diskutime rreth kësaj post