Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron se vazhdon aksioni që në muajn e parë të vitit për lirimin e hapësirave publike.
Kyetari i Bashkisë Veliaj në nje status të tij ne Facebook, pasditen e së martës, shprehet se “Fushatë e muajit të parë? Ja që jo! Lirojmë hapësirat publike dhe parqet çdo ditë, se në Tiranë njerëzit janë më të rëndësishëm se rraqet. #TiranaNëPunë #Tirana Për Njerezit”.
Veliaj sjell imazhe të punës sot në kryeqytet për lirimin e hapësirave publike që do të vazhdojë edhe në vijimësi, deri në çlirimin e plotë të Tiranës nga ndërtimet e paligjshme dhe betonizimi.
Diskutime rreth kësaj post