Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratat për anulimin e datës së zgjedhjeve të 2019 në mënyrë që të qetësoheshin protestuesit.
Basha e konsideroi gënjeshtër këtë deklaratë dhe i kërkoi Metës që të tregoj të vërtetën se kush ka qenë personi që i kërkoi një gjë të tillë.
“Janë mashtrime dhe gënjeshtra, kam dhe dëshmitarë. Është në nderin e tij të tregoj të vërtetën se kush ia kërkuar. Është mirë që Meta të tregoj të vërtetën siç është dhe është në nderin e tij ta tregoj se kush ia ka kërkuar. Unë nuk jam zëdhënësi i tij,”-tha Basha në “Abc”.
Diskutime rreth kësaj post