Ministria e Shëndetësisë rendit disa nga investimet e kryera së fundmi në maternitetin e Pogradecit dhe spitalin e Bulqizës, ndërsa deklaron se “PD investoi zero lekë për 8 vjet me radhë në këto spitale”.
Duke reaguar ndaj deklaratave të sotme të deputetëve demokratë, Ministria e Shëndetësisë shprehet se “spekulimi dhe kundërvënia e egër nuk na ndalin në rrugën e reformës që kemi ndërmarrë për shndërrimin rrënjësor të sistemit të kujdesit shëndetësor”.
“Sapo kemi filluar investimin 18 milionë lekë për spitalin e Bulqizës
Deri në 2015, Rilindja investoi 1.5 miliardë lekë për spitalet, dhe vijojmë me 2.5 miliardë lekë të tjera deri në 2017”, thuhet në një deklaratë për shtyp të MSH.
“Materniteti i Pogradecit apo spitali i Bulqizës, dhe shumë prej spitaleve të tjera në vend janë në gjendje të mjerueshme tërësisht për faj të PD-së, ndërkohë që ne po ndërtojmë përditë, të vendosur në rrugën tonë për reformimin rrënjësor të shëndetësisë”, vijon deklarata.
Ndërkohë, MSH rendit disa nga investimet e kryera në maternitetet e vendit:
Në vitin 2014,
– Vendosëm 10 inkubatorë të rinj në dy maternitetet e Tiranës;
– Përfunduam rikonstruksionin SUOGJ “Koço Gliozheni” në vlerën 350 mijë USD;
– Vendosëm pajisje të reja në laboratorin e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”;
– Vumë në funksionim kabinetin e ri të fertilizimit in-vitro në SUOGJ “Koço Gliozheni”.
Në vitin 2015,
– Vumë në funksionim ECHO-n e parë 4D (4-dimensionale) në Qendrën e Shëndetit të Gruas të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”;
Te ky institucion, u kryen gjithsej 250 mijë dollarë investime, përfshirë 6 inkubatorët e rinj në shërbimin e neonatologjisë, laboratorët, sallat e kirurgjisë obsetrike dhe reanimacionin, si dhe ECHO-n e re dhe kabinetin e imazherisë.
Ndërkohë, në vitin 2016,
– Eshtë në proces dhe do të përfundojë dhe vihet në shfrytëzim rikonstruksioni i maternitetit të Gjirokastrës për t’i shërbyer rreth 800 lindjeve në vit. Vlera e përgjithshme investimit (rikonstruksion dhe pajisje) është rreth 149 milionë lekë. Në 2016 do të investohen rreth 49 milionë lekë;
– Vijon zbatimi i investimit për ndërtimin e maternitetit të ri, shtesë 2 kate dhe rikonstruksion i repartit kirurgji dhe patologji në spitalin e Sarandës me një vlerë totale prej rreth 229 milionë lekë.
Diskutime rreth kësaj post