Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë të mos i humbin shpresat dhe të kërkojne ende për trupa nën rrënojat e tërmetit shkatërrues që ndodhi para më shumë se një javë në Turqi dhe Siri, shkruaj Lajme.al
Ditën e sotme nga rrënojat është nxjerre edhe një vajze tjetër e cila ka mbijetuar për 11 ditë apo 248 orëe izoluar. Aleyna Olmez ishte 17 vjeçarja që i’u shtoi shpresën ekipeve të kërkim-shpëtimit të cilët kishin filluar të luteshin që të gjejnë edhe ndonje jetë nën rrënoja.
Ekipet e kërkim-shpëtimit u shprehën shumë të prekur duke përqafuar njëri-tjetrin. Ata thonë se ndihen krenar me ekipet e tyre që sapo ndjenë lëvizjet e vajzës kanë ndaluar punimet. “Ne luteshim që të nxjerrim qoftë edhe një të gjallë. I lutemi Zotit të shpëtojmë edhe të tjerë” shprehen ata.
Vajza është dërguar për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore dhe shpresojmë të jetë në gjendje të mirë./lajme.al
VideoL
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post