Një familje prej pesë anëtarësh u arrit të shpëtohej pas 129 orësh e bllokuar nën rrënojat e tërmetit në Turqi. Ekipet e shpëtimit mundën të nxjerrin të sigurt familjen prej 5-anëtarësh, të cilët mbijetuan për rreth 5 ditë brenda banesës së tyre të shembur.
Fillimisht ata nxorrën nënën dhe vajzën Havva dhe Fatmagul Aslan nga një grumbull rrënojash në qytetin Nurdag, në provincën Gaziantep, raportoi HaberTurk. Ekipet më vonë arritën te babai, Hasan Aslan, por ai këmbënguli që vajza tjetër e tij, Zeynep, dhe djali Saltik Bugra të shpëtoheshin së pari.
Ndërsa babai nxirrej jashtë, shpëtimtarët brohoritën “Zoti është i madh!” dhe shpërthyen në lot gëzimi.
Shpëtimi i tyre jep shpresë për gjetjen e çdo zemre që rreh nën rrënoja pavarësisht tempertaurave shumë të ulëta.
Diskutime rreth kësaj post