Kjo e diel ishte fantastike për trajnerin e Tottenham-it, Jose Mourinho. Ai mposhti rivalin e tij të hershëm, Pep Guardiola, duke mposhtur 2-0 Manchester City-n, skuadrën kampione Anglie.
Skuadra e Pepit humbi një penallti në pjesën e parë dhe në zhvillimet e këtij aksioni Raheem Sterling pretendoi për një penallti tjetër. Sipas gjyqtarit, anglezi simuloi, por nuk e ndëshkoi me karton.
Kjo gjë nuk iu duk shumë interesante në fillim trajnerit portugez, por kur asistenti i tij i kujtoi që Sterling e ka një karton të verdhë, “The Special One” vrapoi drejt gjyqtarit të katërt duke kërkuar me ngulm kartonin e dytë të verdhë për lojtarin e Pepit.
VIDEO:
Man this is epic, the most entertaining personality in football #Mourinho #TOTMCI 😂😂😂😂😂😂😂😂😂 pic.twitter.com/DZD00V7tmW
— Hassan 🔴⚪️ 🖖🏻 (@magicalcantara) February 2, 2020
Diskutime rreth kësaj post