Mozzik dhe Loredana janë në një situatë aspak të këndshme. pas intervistës së Loredana Zefit në NIN, Mozzik reagoi keq ndaj ish-gruas së tij, duke e quajtur gënjeshtare.
Duket se midis tyre nuk do të gjendet paqe dhe mundësia e ribashkimit, duket e largët ose e pamundur, pavarësisht se Loredana kishte shpresë se gjërat mund të rregulloheshin.
Por, në një video të postuar nga reperja përkrah mikeshës së saj, pikas një koment i pahijshëm, të cilit Loredana ka vendosur t’i përgjigjet prerë.
“Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para,” – shkruan një ndjekëse në profilin e reperes.
“Unë të blej dhe ty,” – është replika e Loredana Zefit, duke shkaktuar një lumë komentesh në rrjete sociale.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post