“Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë marketing për shkak të çikës. As unë as Mozzik s’kemi nevojë të ndahemi për t’u përfolur. Pse ka ndodhur [ndarja] nuk e di. Është e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë. Nuk kemi pasur arsye për t’u ndarë,” tha Loredana dje në “NIN,” duke nxitur kështu më shumë kureshtjen e fansave.
Ndarja e reperëve po përflitet gjatë, shumë më gjatë nga ç’përflitet një lajm normal showbiz-i. Kriza në çift nisi në shtator dhe në tetor, Loredana konfirmoi ndarjen. Në mes të janarit, si njëri, ashtu dhe tjetri, ende ushqejnë publikun me copëza të vogla informacioni mbi lidhjen dhe ndarjen.
Pas intervistës së Loredanës, në 2:22 të natës, Mozzik shkroi deklaratën e mëposhtme që e publikoi në Instagram.
“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.
Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.
Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.
E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë priate, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.
Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm beasia.
Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.
Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime.”
Mozzik, të lutemi, thjesht na thuaj pse jeni ndarë ta mbyllim këtë histori.
Diskutime rreth kësaj post