Gëzimi është djali i vetëm mes 4 motrave i cili ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” më të voglën, Verën. Në insertin prezantues të rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan, Gëzimi i akuzon motrat për sjellje të pahijshme dhe arrin deri aty sa t’i quajë nepërka.
Gëzim: Në shtëpinë time ku kam lindur dhe kam jetuar për një kohë të gjatë gjithmonë kam qëndruar me mamin. E kam larë, e kam shpëlarë, kam bërë pazarin, i kam gatuar, i kam bërë të gjitha. Ajo ishte për mua Perëndia. Motrat e mia bëheshin xheloze dhe më bullizonin dhe bënin gjëra të turpshme. Kam marrë avionin prej Amerike. Për çfarë? Vetëm për këto gjëra. Motrat, nepërkat! 4 nepërkat!
Ndërsa hyn në studio, Gëzimi ia plas të qarit pa mundur as të përshëndesë.
Gëzim: Më falni, nuk mund të flas. Kam 30 vjet që qaj, nuk më dëgjon njeri. Vetëm zonja Çobani më ka ndihmuar, më ka ndihmuar për të drejtën time!
Diskutime rreth kësaj post