Konsiderohet si mbretëresha e muzikës pop dhe në llogarinë e saj bankare numëron me miliona dollarë, por vëllai i Madonnës është një i pastrehë që endet prej vitesh rrugëve të Michiganit.
Anthony vuan nga varësia ndaj alkoolit dhe shumë herë është bërë pjesë e mediave në të cilat ka akuzuar të motrën se ajo nuk kujdeset për të dhe s’i intereson nëse ai është gjallë apo vdekur.
Sipas mediave të huaja vëllai tjetër Christopher së fundmi ka deklaruar se e ka rikthyer vëllain e tyre në familje dhe se po kujdesen për të.
“Unë jam një turp për ta. Edhe nëse vdes nga ftohti, ata s’kanë për t’u interesuar. Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja dhe nuk shqetësohen për mua”, është shprehur Anthony Ciçole.
Më tej ai shton se Maddona nuk e ka dashur kurrë. “As unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin”, është shprehur ai për të motrën.
Diskutime rreth kësaj post