Hetuesit britanikë zbuluan ditën e djeshme një trup njeriu përmes pamjeve të siguruara nga një robot, të avionit që transportonte sulmuesin Emiliano Sala dhe pilotit Dajvid Ibotson duke shuar kështu shpresat që 28-vjeçari të ketë mbijetuar.
Ndërkohë motra e argjentinasit, Romina Sala, ka postuar para pak ditësh në rrjetet sociale një fotografi prekëse me qenin e vëllait të saj, teksa shkruan: “Edhe Nala është duke të pritur”.
Sipas një artikulli të së përditshmes angleze, “Daily Mirror”, qeni i Emiliano Salës kishte qenë një ndër arsyet pse futbollisti kishte udhëtuar në Francë, pasi dëshironte ta merrte edhe qenin me vete në Uells.
Diskutime rreth kësaj post