Sopranoja Migena Gjata, motra e Elvana Gjatës, ka arritur një sukses të radhës profesional që na bëri krenarë të gjithë. Ajo ka hapur shkollën e saj të kantos në Gjermani dhe pikërisht për këtë sukses të saj nuk mund të mungonte një urim nga motra e saj, këngëtarja Elvana Gjata.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elvana shkruan se shkolla e këndimit ka qenë një ndër ëndrrat më të vjetra të Migenës, e cila më në fund është realizuar.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare që sapo plotësove një nga ëndrrat e tua më të vjetra. Shkolla jote e Këndimit! Në Dusseldorf.
Këngëtarët e rinj do të jenë me fat që të punojnë me ty, unë isha!”, – ka shkruar ajo krahas fotove.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post