Motra e Olta Gixharit, Gerta, ka zbuluar sesi menaxhon marrëdhënien e fëmijëve me telefonin. Ajo ka treguar se i ka vendosur orare se kur do duhet ta përdorin telefonin e çfarë do shikojnë. Mirëpo, ajo nuk u lë të përdorin telefonin e saj por atë të bashkëshortit. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Shije shtëpie’, gazetarja tha e prerë se telefoni i saj nuk ka asnjë shans që të jetë në duart e tyre. Arsyen nuk e tha dhe as nuk u pyet nga moderatorja e të ftuarat e tjera.
“Duhet të ketë një orar, mund t’ia thuash e ke telefonin deri në 7 e gjysmë. Fëmija im i vogël që është 10 vjeç nuk ka telefon akoma. Nëse përdor, telefonin tim nuk ka shanse ta përdori se ia kam prerë që i vogël, përdor telefonin e të atit të vet, ia kam prerë. I vogli përdor të të atit, duke i caktuar limitin”
Po ashtu, ajo zbuloi se përdorimi i telefonit i ka sjellë një benefit fëmijëve të saj. Gerta mori rastin e djalit të vogël, i cili ka mësuar anglishten përmes video-ve që shikon në ‘Youtube’.
‘Djali im i vogël e ka mësuar anglishten nëpërmjet Youtube-it, në këtë rast na ka kursyer kurset e anglishteve’
Videot në gjuhë të huaj dhe filmat janë mënyra sesi mësohet një gjuhë e huaj, mirëpo nuk dihet nëse është më e mira.
Diskutime rreth kësaj post