Gazetarja e njohur Adelajda Xhamani u nda nga jeta mëngjesin e dy ditëve më parë, ndërsa dje në orën 14:00 trupi i pajetë i 31 vjeçares u përcoll për në banesën e fundit.
Miq , kolegë e të afërt ishin mbledhur dje në kinemanë e qytetit të Kavajës për ti dhenë lamtumirën e fundit 31 vjeçares e cila humbi jetën pas një ataku kardiak.
Por vëllai dhe motra e Adelajdës të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani prej vitesh nuk arritën ta shihnin motrën e tyre për herë të fundit.
Shkak është bërë pamundësia për të udhëtuar sot drejt Shqipërisë, për t’i dhënë motrës së tyre lamtumirën.
Diskutime rreth kësaj post