Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Pishporo, ku një motor ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i motorit pa targa, Ll.D. rreth 64 vjeç, ka humbur jetën.
Sipas të dhënave të para, drejtuesi humbi kontrollin mbi motorin duke dalë nga rruga. Plagët e rënda i morën jetën drejtuesit të motorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post