Kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë republikën e Shqipërisë gjatë paradites, sipas meteoalb. Kjo do të ndikojë negativisht në situatën shqetësuese në të cilët paraqiten disa zona në vend sa i përket zjarreve, kryesisht Vlora.
Parashikohet që pasditja të lërë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 17°C mëngjesi deri në 41°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë. Rajoni dhe Europa: Mot i kthjellët por shumë i nxehtë dominon vendet e Europës Juglindore dhe Jugperëndimore. POR situata mbetet problematike në vendet e Europës Qëndrore, Veriore dhe Lindore për shkak të rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës.
Diskutime rreth kësaj post