Në fillim të shkurtit parashikohen disa ditë pranverore.
Sipas parashikimit të motit, dy ditët e para të javës do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar.
Dita e enjte parashikohet me reshje shiu në formën e shtrëngatave. Të premten sërish priten përmirësim të kushteve të motit dhe ditë me diell.
Postimi i plotë:
“Përshëndetje nga SH.M.U!
Ditë pranverore trokitën në vend këtë fillim shkurti. Moti me diell i këtyre ditëve do të pasohet nga ditë me reshje shiu dhe rrebeshe. Reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.
Ndërprje e përkohshme e tyre parashikohet ditën e mërkurë, për tu rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave. Në majat e maleve reshje bore.
Situatë krejtësisht e ndyshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të fohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.
Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore. Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5m në brigjet detare.
Ju urojmë një të diel të mbarë në vijim së bashku me familjet tuaja!”-shkruan SH.M.U.
Diskutime rreth kësaj post