Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke bërë që të shtunën në zonat malore të fillojnë reshjet e para të borës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe në zonat malore do të nisin reshjet e para të borës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 12°C.
Diskutime rreth kësaj post