Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.
Reshje shiu do ketë që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit, me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar edhe në zonën qendrore të vendit, pjesën tjetër përsëri do të vijojnë me reshje me intensitet të ulët.
Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitoj shpejtësi deri në 18m/sek.
Diskutime rreth kësaj post