Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira deri mesatare këto më të përqendruara ditën e martë.
Më pas në ditët e tjera të javës moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura në rritje.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.
Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.
Diskutime rreth kësaj post