Vranësirat e dendura do të pushtojnë vendin tonë, të cilat do të sjellin sot reshje shiu në ultësirën perëndimore, ku herë pas here shirat do të fuqizohen. Ndërsa reshje dëbore pritet që të ketë në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes lindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 gradë celcius në 13 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veri-lindor duke krijuar dallgëzim, 3 deri në 4 ballë.
Diskutime rreth kësaj post