Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mundësi për mjegull.
Për fundjavë vera do të na tregojë se nuk dorëzohet lehtë. Mëngjeset dhe netët pritet të jenë të freskëta dhe të ftohta, ndërsa temperaturat ditore pritet të shënojnë rritje të ndjeshme duke arritur vlerat verore. Më së nxehti pritet të jetë të dielën dhe të hënën ku temperatura mund të “prekë” 30 gradë Celsius në ndonjë rajon. Nga e marta destabilizim gradual i motit dhe ulje të lehta të temperaturave.
Diskutime rreth kësaj post