Reshje të dendura shiu do të përfshijnë vendin tonë gjatë ditës së sotme, sipas parashikimit të sinoptikanëve.
Si pasojë e përkeqësimit të motit Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin.
Sipas shërbimit metorologjik, moti parashikohet me vranësira të ndërrueshme dhe të dendura. Reshje shiu, pjesërisht shtrëngatë shiu dhe stuhi me intensitet në pjesën bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 2-20m/sek, kryesisht në bregdet. Deti i forcës 6 lartësi vale 4.6 metër.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Vendet malore 9/20°C
Vendet e ulta 14/25°C
Vendet bregdetare 15/24°C
Diskutime rreth kësaj post