Rrëshqitja e një masivi të madh dherash nga mali i fshatit Dushar në Njësinë Administrative Moglicë, rrezikon seriozisht urën e rrugës kryesore të këtij fshati, duke bllokuar kështu prej dy ditësh lëvizjen e banorëve.
E gjithë kjo situatë sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu, është krijuar nga reshjet e shumta të shiut të ditëve te fundit.
Nga ana e ndërmarrjes së rrugëve rurale, prej dy ditësh po punohet për largimin e dherave dhe inerteve, por sasia e madhe e dherave qe zbret nga mali e bën tejet të vështire punën për shpëtimin e kësaj ure, që bën të mundur lëvizjen e gati 100 banorëve te fshatit Dushar.
Në qoftëse nuk arrijmë të shpëtojmë daljen jashtë funksionit te kësaj ure është shprehur kryebashkiaku, atëherë do jemi të detyruar të ndërtojmë një tjetër ure për këta banore.
Për të bërë këtë do na duhet të bëjmë dhe devijimin e rrugës qe lidh Njësinë Administrative me fshatin qe në këtë stine vere, ka më shumë lëvizje pasi banorët rikthehen për t’u marrë me bimë mjekësore ka mbyllur Topçiu.
Diskutime rreth kësaj post