Moti i keq pritet të godasë gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës një pjesë të madhe të territorit të vendit, ndërsa specifikisht pritet që një zonë në veri dhe një tjetër në jug të përballen me reshje shiu të pazakonta, të cilat nisin nga ora 18:00 e mbrëmjes.
Masat ajrore të lagështa vijnë nga Mesdheu në drejtim të veriut duke goditur fillimisht Korfuzin në Greqi si edhe ishujt e tjerë përreth, ndërsa pak orë më pas pritet të ngjiten drejt Shqipërisë duke u përplasur në malësinë e Tepelenës, Vlorë dhe Gjirokastrës ku do të shkarkojnë sasi të mëdha shiu.
Sa i përket veriut, reshjet e dendura të shiut pritet të fillojnë rreth orës 21:00 deri në orët e para të mëngjesit.
Pritet që zona që do të goditet më tepër të jenë Shkodra dhe Puka.
Reshjet do të vijojnë edhe gjatë të dielës, kurse të hënën do të ketë reshje dëborë ne pjesën veriore dhe veri-lindore të Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post