Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në zonën e Velipojës gjatë ditës së sotme.
Rreshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që uji të vërshojë në katet e para të hoteleve, shtëpitë e banimit dhe bizneset e tjera.
Për shkak të përmbytjeve janë bllokuar disa akse rrugore, ndërsa ka probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.
Bashkia Shkodër ka dhënë informacion për situatën:
“Ka ndërpreje të energjisë për shkak të difekteve pothuaj në të gjithë territorin në zona të veçanta e herë pas here dhe në krejt njësitë admnistrative.
Rruga nga Qafa e Thores është e pakalueshme. Është rritur vështirësia e kalimit edhe në segmentin e Malit të Shoshit-Breg Lumi.
Vazhdon rritja e nivelit të lumenjve (Dajç 4.90;). Ka prezencë uji në pjesën e ulët e territorit, kryesisht në Gaduç (12 ha) NJA Velipojë dhe ndonjë pjesë tjetër.
Ka erozion të vazhdueshëm në Berdicë në NJA Berdicë, Bardhaj në NJA Rrethina, te Mali i Vukatanit në NJA Gur i Zi.
NJA Dajç nuk ka patur energji pothuaj gjatë gjithë kohës përjashtuar intervale shumë të shkurtra kohe. Po ashtu edhe Mali Kolaj në NJA Velipojë”.
Diskutime rreth kësaj post