Një pjesë e akseve rrugore të qytetit të Durrësit, veçanërisht kryqëzimet, dhe në periferi të tij janë përmbytur nga uji mbrëmjen e së premtes.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve duke vështirësuar kalimin për këmbësorët dhe automjetet.
Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se situata paraqitet problematike në rrugën “Mujo Ulqinaku”, te kryqëzimi i stadiumit Niko Dovana dhe në disa segmente rrugore të lagjeve 1,3, 4 dhe 18. Njëkohësisht probleme ka dhe në zonën e ish-Kënetës dhe atë të plazhit.
Diskutime rreth kësaj post