Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve të denduar të shiut.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkuan se rreth 240 trupa të Forcave të Armatosura dhe 25 mjete janë angazhuar në terren përkrah forcave të emergjencave civile të bashkive, forcave policore për të ndihmuar popullsinë e prekur nga pasojat e reshjeve intensive që vijuan gjatë gjithë natës.
Ndër të tjera ministri thotë se po monitorohet me shumë vëmendje niveli i lumenjve, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për qarkullimin e qytetarëve në veri të vendit.
“Rreth 240 trupa të Forcave të Armatosura dhe 25 mjete janë angazhuar në terren përkrah forcave të emergjencave civile të bashkive, forcave policore për të ndihmuar popullsinë e prekur nga pasojat e reshjeve intensive që vijuan gjatë gjithë natës.
Rreth 50 familje janë evakuuar në Shkodër. Po monitorohet me shumë vëmendje niveli i lumenjve, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për qarkullimin e qytetarëve në veri të vendit. Do të jemi gjatë gjithë kohës në terren për të parë ecurinë dhe nevojat për ndërhyrje” shkruan Peleshi në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post