Prej orësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me rreshje të dendura shiu dhe erëra të forta.
Mësohet se në portin e Sarandës dhe atë të Durrësit është pezulluar lëvizja.
Si pasojë e motit të keq janë pezulluar të gjitha udhëtimet e linjës së trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas për shkak të valëzimit në det që shkon në 5-6 ballë
juglindje.
Durrësi është përfshirë nga një mot i pazakontë, që në orët
e para të mëngjesit.
Në portin e Durrësit është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit.
Sakaq kapiteni i përgjithshëm kapitanerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve
të tonazhit të ulet e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të
dyte të të gjithë sektorit të peshkimit në vend.
Njoftohet se tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës -Ankona priten të mbërrijnë nga gjashtë shtatë orë vonesë.
Diskutime rreth kësaj post