Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Si pasojë e motit të keq janë shënuar dhe incidentet e para në juglindje.
Teksa në Maliq u përplasën 3 mjete dhe u plagosën 7 persona, në Udënisht u plagosën 5 të tjerë, në Pogradec është thyer një pemë e llojit shelg në parkun e qytetit.
Fatmirësisht në momentet kur u thye pema nuk ka pasur qytetarë në shëtitore dhe nuk është rrezikuar asnjë njeri. Kujtojmë se qyteti bregdetar i Vlorës u përfshi gjithashtu nga një stuhi shiu me intensitet të lartë rreth orës 10:00, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh.
Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre. Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar, ndërsa reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë gjithë paradites.
Si pasojë e kësaj situate policia Kufitare ka dalë me njoftim zyrtar nisur nga ndryshimet klimatike gjatë fundjavës duke bërë apel pushuesve të shmangin aktivitetet me mjete lundruese, pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha të cilat mund të rrezikojnë jetën e tyre. Rrebeshet e shiut kanë përfshirë edhe gjirin e Durrësit.
Pushuesit kanë braktisur plazhet, ndërsa në qytet është raportuar qarkullim i rënduar automjetesh. Forca e detit 5 ballë ka penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe mjeteve turistik, ndërsa nuk janë raportuar vonesa apo anulime të lundrimit ndërkombëtar me traget.
Diskutime rreth kësaj post