Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar pë situatën aktuale në vend, e cila u rëndua për shkak të motit të keq. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.
Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.
“Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Njoftimi i plotë:
Ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë pa u ndalur angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ku fatmirësisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.
Në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.
Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.
Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh.
Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.
Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.
Diskutime rreth kësaj post