Moti i keq me erëra të forta kanë bërë që mbetje të shumta të pushtojnë vijën bregdetare të Vlorës, përgjatë Lungomares. Vija bregdetare është mbushur me mbetje, ku dominon më së shumti plastika.
Vlen të thuhet se Lungomare është vija me e bukur bregdetare e qytetit të Vlorës, që gjatë sezonit të verës mbi-popullohet nga turistët dhe pushuesit.
Ndërkohë, situata e sotme ka ardhur pas shirave intensive, ndërsa si pasojë e motit të keq, lundrimi detar në Vlorë vijon të jetë i pezulluar.
Diskutime rreth kësaj post