Vendi ynë është zgjuar mëngjesin e sotëm nga moti i keq. Reshjet e furishme të shiu dhe era e fortë ka kthyer përmbys çadrat dhe shazlonget në bregdet
Bëhet me dije se stuhia ka shkaktuar vetëm dëme në biznese me struktura të lehta si baret verore.
Mësohet se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në plazhin e Qeparoit, ku janë shkatërruar edhe lokalet pranë bregdetit.
Sakaq, moti i keq u ka prishur planet pushimet pushuesve, të cilët kanë braktisur bregdetin.
Ndërkohë policia ka dalë me thirrjen e fortë për pushuesit që të mos dalin në det derisa të qetësohet moti.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post