Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkoi këtë të diel në aksin Burrel-Klos, për të monitoruar nga afër sitatën, për shkak të stuhisë që ka pushtuar vendin tonë gjatë fundjavës.
Nga terreni Balluku tha se reshjet e shiut kanë shkulur sinjalistikat rrugore, ku kanë krijuar probleme me pemë e gurë të rënë.
Ministrja tha se situata më e rënduar është pagatitur në veri, megjithëse vështirësi në lëvizje ka pasur dhe në Vlorë e Durrës dhe Elbasan.
Valbona dhe Shala kanë sjellë problematikën më të madhe, u shpreh Balluku, ndërsa tha se akset rrugore janë të gjitha të hapura.
Më tej, Balluku bëri me dije se në aeroportin e Rinasit ka pasur disa devijime, për të ruajtur avionët dhe pasagjerët nga rrufetë.
Disa fluturime janë kthyer në aeroporte të tjerë ku ka pasur mot të qëndrueshëm
“Situata më e rënduar është në veri por është paraqitur e vështirë edhe në Vlorë e Durrës dhe Elbasan.
Valbona dhe Shala kanë sjellë problematikën më të madhe ndërsa në Fierzë ku prisnim të kishte më shumë reshje, atje ishin me intensitet mesatar. Akset rrugore janë të gjitha të hapura. Edhe në aeroportin e Rinasit kishte rrufe të vazhdueshme dhe e gjithë ultësira perëndimore ka pasur stuhi dhe erë. Ndërsa veriu ka pasur shi me intensitet të lartë ose të mesëm. Në aeroportin e Rinasit ka pasur disa devijime për të ruajtur avionët dhe pasagjerët nga rrufetë. Disa fluturime janë kthyer në aeroporte të tjerë ku ka pasur mot të qëndrueshëm. Parashikohet të ketë përmirësim të motit. Sa i përket energjisë, na duhen shira sidomos në Fierzë. Ne do jemi në gatishmëri të plotë”, tha Balluku.
Diskutime rreth kësaj post