Kanë nisur problemet e para nga përkeqësimi I motit. Në Prek të Lezhës, rruga u bllokua për disa orë për shkak të rënies së gurëve. Pasdite pritet të ketë reshje të dendura të shiut dhe mund të ketë përmbytje, kryesisht në veri, nëse kanalet kulluese bllokohen.
Frika e përmbytjeve është rikthyer serish ne zonën e obotit. Administratori i njësisë ana e malit, Arben Ceni thotë se niveli I ujit ne lumin buna është rritur, duke rrezikuar daljen nga shtrati! Sipas tij Bashkia Shkodër dhe njësia ana e malit janë ne gatishmëri për çdo situate te mundshme. Ai thotë se do te ishte fatale qe zona te përmbytej 2 here ne harkun kohor te 1 muaji. Reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në aksin nga ura e Mesit, në drejtim të fshatit Prekal në njësinë administrative Postribë.
Për disa orë lëvizja në këtë segment ishte e pamundur për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitje së dherave.
Firma kontraktuese ka ndërhyrë për të bërë të mundur hapjen e këtij që bllokohet sa herë ka reshje shiu. Në zonat malore kanë nisur reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në segmentin Bogë-Theth dhe Qafë Thore reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet.
Firmat kontraktuese janë njoftuat që të dalin në terren për të mbajtur të hapura akset rrugore. Për të shmangur aksidentet Arrsh i bën apel drejtuesve që të bëjnë kujdes të si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat malore.
Ministri I mbrojtjes Niko Peleshi tha se grupet e punës janë në gatishmëri për çdo situatë.
Pasditen e sotme pritet reshje të shumta shiu. Bashkitë si Shkodër, Lezhë, Kukës pritet të përballen me përmbytje nëse kanalet kulluese nuk funksionojnë.
Ndërkohë në potin e Vlorës dhe Durrësit janë të bllokuar mjetet e vogla dhe të peshkimit. Autoritetet portuale kanë njoftuar se për këto mjete qarkullimi është i ndaluar deri në datën 19 janar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post