Reshjet e borës kanë shkaktuar problematika në akse të ndryshme të vendit. Në një raportim për gjendjen e akseve kombëtare, ARRSH bën me dije se:
“Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.
Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.
Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”, shkruhet ne njoftim.
Diskutime rreth kësaj post