Gjatë ditës së sotme, në vendin tonë, pritet të ketë reshje lokale shiu kryesisht në zonat veriore të vendit. Temperaturat priten të jenë sërish të larta, bën me dije Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.
Të martën priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 30°C
në vendet e ulëta: 21/ 32°C
në vendet malore: 14 / 28°C
Era
Të martën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Zjarret në pyje
Të martën pritet nivel ‘i moderuar’ rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel ‘i ulët’ vetëm në qarqet Kukës, Dibër, Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në qarqet Dibër dhe Korçë rreziku pritet të jetë ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (Lindje dhe Perëndim) dhe Korçë (Lindje dhe Perëndim).
Diskutime rreth kësaj post