Sipas parashikimit meteorologjik ushtarak, dita e sotme pritet të jetë me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat malore temperaturat pritet të arrijnë -6ºC, në ato të ulta -4ºC dhe në zonat bregdetare 1ºC.
Edhe gjatë mesditës temperaturat do të kenë një rritje të lehtë duke prekur në zonat malore vlerat prej 9ºC, ato të ulta 14ºC dhe në ato bregdetare 15ºC.
Gjatë mesditës do të fryjë erë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s. Temperaturat pritet të ulen sërish ditën e premte, në disa qytete.
Diskutime rreth kësaj post