Nga nesër (e enjte) na pret mot shumë i nxehtë dhe me zagushi, por njëkohësisht pritet krijimi i instabiliteteve atmosferike në zona të izoluara.
Zonat që priten rrebeshe do të freskohen përkohësisht dhe rrebeshet priten më shumë në zonat kodrinore-malore, por nganjêherë mund të ndodhin edhe në zona tjera. Për shkak të temperaturave mjaft të larta mund të krijohen kushte edhe për shtrëngata afatshkurtra por të fuqishme me breshër. Këto shtrëngata pritet të kapin vetëm zona të caktuara.
Pra, nga nesër do të vazhdojë moti shumë i nxehtë, por me mundësi për rrebeshe me bubullima pasdite në zona të izoluara. Bregdeti gjatë tërë kohës me diell dhe stabil.
Për fundjavë ulje kryesisht të lehta të temperaturave, ndërsa fillimi i javes së re do të shënojë rritje tê sërishme të temperaturave. Freskim të motit mund të kemi nga 6 ose 7 Korriku.
Diskutime rreth kësaj post