Moti në vendin tonë, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellime dhe temperaturat e larta të jenë dominante.
Kjo situate meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës; do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.
Parashikohet që; pas mesditës dhe në vijim të ketë kalime vranësirash në të gjithë Kosovën ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore, por nuk priten reshje.
Maqedonia e Veriut
Po ashtu, nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme do të paraqitet Republika e MV, duke bërë që moti të jetë i kthjellët deri vonë pasdite, ku do të shfaqen kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të MV, por mundësia për reshje është thuasje zero.
Kjo situate e qëndrueshme atmosferike, nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Diskutime rreth kësaj post