Territori shqiptar deri në mesditë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja do të shfaqin vranësirat në vend, ku në zonat e thella malore do të krijojnë dhe mundësi të pakta për momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Diskutime rreth kësaj post