Është hera e dytë brenda disa javësh ku Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar mbi deklaratat e Kryeministri Edi Rama ne një emisionin televiziv bërë me 14 shkurt 2019.
Por nëse në deklaratën e parë mjaftohen vetëm me evidentimin e këtij fakti dhe i bënte thirrje partnereve europian te tregonin vëmendjen, kete here Moska zyrtare shkon dhe me tej.
Duke ju referuar një takimi te Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, mbajtur ne 12-13 prill ne Tetove, e quan ketë takim si nje tjetër hap drejt “Shqipërisë se Madhe” si dhe një lëvizje që e komplikon dialogun Prishtine – Beograd.
Për fat të keq, padronët perëndimorë të Tiranës vazhdojnë të pretendojnë se nuk i shikojnë aspiratat aktive të “Shqipërisë së Madhe”. Në këtë kontekst, më 12-13 prill u zhvillua takimi i rregullt i intensifikimit të përpjekjeve për integrimin e zonave me popullsi shqiptare të një numri të vendeve fqinje të Ballkanit. Theksojmë se kjo linjë jo vetëm që e komplikon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por gjithashtu minon atmosferën e besimit në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Ministria e Jashtme e Rusisë i drejtohet dhe njëherë partnerëve perëndimorë të Shqipërisë që më në fund t’i përgjigjen aspiratave të dukshme per Shqipëri te Madhe të Tiranës dhe në vend që të krijojnë struktura të diskutueshme në nivel lokal, të sigurojnë përmbushjen e detyrimeve të saj nga Prishtina për të krijuar komunitetin serb të Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post