Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratat e zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse Marija Zakharova, e cila deklaroi se situata në veri të Kosovës u përkeqësua pas samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë dhe faktit që aty u deklarua se Kosova ka të drejtë të jetë në BE po aq sa Serbia.
Në një postim në Facebook, Shehu ka deklaruar se shkaqet e vërteta të provokacionit gjenden në Rusi.
Postimi i plotë:
“Se paku jane “miope” ata qe kerkojne te fajesojne Kosoven, „targat“, etj cingerima, per tensionet ne Veri.
Brenda apo jashte Kosoves keta.
Qe nuk arrijen akoma te “lexojne” drejt te verteten e asaj cfare po ndodh aty.
Mjafton te lexojne ate qe thote sot zedhenesja e Ministrise se Jashme te Rusise per te gjetur aty shkaqet kryesore te provokacioneve dhe autoret e tyre.
Eshte pa dyshim ne radhe te pare rrruga europiane e Rajonit dhe e Kosoves, e rikonfirmuar nga Samiti i Tiranes, ajo cfare ka vene ne levizje bllokuese aksin Beograd-Moske.
Eshte aktivizimi i projekteve te BE e kryesisht i “Procesit te Berlinit”.
Eshte deshtimi i plote e largimi i Rajonit nga projekti i Vucicit per “Ballkanin e hapur”, alias “Jugosllavia e Re”.
Dhe Moska me tej ka guximin te kercenoje Kosoven per nje “perspektive krejt tjeter ne vend te asaj europiane”!
Ne fakt duke pranuar keshtu qartesisht rolin „komandues“ te Rusise, ndaj provokacioneve, qe po realizon nepermjet Serbise aty.
Me qarte se kaq nuk mund te dali e verteta!
Prandaj dhe per disa kolege kosovare, qe e kerkojne “fajin” ne Prishtine, ka ardhur koha per te flakur tej komplekset e vete fajesimit.
Vetem keshtu mund te perballohen situatat, sado te veshtira te jene.
Dhe sot gjerat po behen cdo dite dhe me te qarta, edhe per “miopet” politike!-tha Shehu.
Diskutime rreth kësaj post