Gjatë vëzhgimit të ambienteve të “Spitalit Amerikan 3”, kryeministri Edi Rama, u ul pranë një të moshuari me të cilin shkëmbeu një bisedë.
Pensionisti i tha Ramës se ndjehej i kënaqur nga shërbimet e fundit shëndetësore që ka marrë.
Veç falenderimeve që shprehu, i moshuari i drejtoi me nota humori një shqetësim kryeministrit lidhur me çadrën e opozitës.
“Pata një problem në ardhje pasi na penguan çadrat,” tha pensionisti.
Ndërkohë, shefi i qeverisë nuk ja kursen batutën.
“Kanë hapur çadrat njerëzit se ka rënë shi, pa merak do dali dielli,” i tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post