Janë të shumta reagimet në rrejetet sociale për vendimin e Ilir Metës për të mos dekretuar si ministër të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, shqiptar i Kosovës. Kryeminstri Rama ishte i pari që reagoi ndaj Metës duke e quajtur vendimin e tij jo vetëm antikushtetues por edhe të turpshëm karshi Kosovës. Sakaq, gazetari i njohur, Berat Buzhala, drejtor i gazetës “Express” ka një qasje tjetër. Ai thotë se Gent Cakaj nuk u propozua nga Kosova por nga Baton Haxhiu, dhe me këtë rast, Rama mundet ti kërkojë falje vetëm Batonit. Ai shpreh keqardhje për Gentin, pasi mendon se është keqpërdorur për hesape të brendshme.
Statusi i plotë i Buzhalës
Në Kosovë, nëse flasim me gjuhë popullore, qasja e Edi Rames, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakes, ishte kjo: Mish per top.
Edi Rama nuk ka nevoje me i kerku falje Kosoves per pamundesine e emerimit te Gentit ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme. Me sa kam une njohuri Genti nuk po emerohej aty si Minister i Puneve te Jashtme te Kosoves, por si minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise. Rama, e Batoni, as nuk i kane borxh Kosoves e as Kosova nuk iu ka borxh atyre.
Fatkeqesia, e per kete me vjen shume keq, eshte qe Genti u perdor nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, per qerim hesapesh te brendshme. Kane mendu, qe duke e propozu nje djale nga Kosova per kreun e diplomacise, do te perfitojne nga simpatia patriotike. Mirepo me kerku meshire ne raste te ketilla eshte naivitet.
Gentin nuk e ka propozu populli i Kosoves, ne nje referendum, per Minister te Puneve te Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozu Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kerku falje vec Batonit.
Diskutime rreth kësaj post