Zv.kryeministri Erion Braçe ka kujtuar ditën e 8 dhjetorit duke i publikuar një video ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në 8 dhjetor 1990 falenderonte ish-presidentin Ramiz Alia.
Braçe shkruan se Berisha nga “një mik i PD” u kthye në sundimtar dhe varrmihës i kësaj partie.
Postimi i plotë:
“Miremengjes!
Mos u habisni;
DUA TI UROJ SALI BERISHES DITEN E THEMELIMIT TE PARTISE DEMOKRATIKE NGA SHOKU RAMIS ALIA E SHOKU SALI BERISHA!
Nder e respekt perjere atyre djemve e vajzave qe e refuzuan ate farse!
Prej farses,
Sali Berisha u kthye nga “nje mik i Partise Demokratike”, ne sundimtar i saj, pushtues e varrmihes njeheresh i demokracise aty, demokracise ne Shqiperi, i pari dhe i fundit ne keto 30 vite qe ka pushkatuar kundershtare ne bulevardin e Deshmoreve te Kombit!
Nga kjo dite, vlen mesimi;
TI THEMI GJERAT SIC JANE NE TE VERTETE!”, – shkruan Braçe.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post