Sherri masiv midis fiseve Rraja dhe Maja për guroren, është kthyer në kryefjalë të mediave dhe në shqetësim të banorëve në Borizanë të Krujës.
Njëri nga banorët është shprehur se ish-shefi I komisariatit të Fushë-Krujës, i ka bërë presion, duke i thënë se do e fus në burg nëse shkon te gurorja.
Ai thotë se policisë i ka thënë që në këtë gurore do të derdhet gjak, gjë që sipas tij ndodhi.
“Ish-shefi i komisariatit të Fushë-Krujës më ka bërë presion. Më ka thënë se nëse ik te gurorja do të shkosh në burg. Më kanë thënë mos u afroni afër gurores. Nuk kam marrë përgjigje nga policia. I kam thënë që në atë gurore do derdhet gjak, dhe ja ku u derdh gjaku. Në gurore ka nisur puna para 6-7 muajsh”,– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post